Klubi i Ferizajt, i cili aktualisht luan në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, ka vendosur të marrë masën ekstreme të bojkotimit të ndeshjeve në kampionat dhe stërvitjes së tyre, njofton Insajderi.
Shkak i këtij vendimi është bërë mosmarrja e rrogave të lojtarëve dhe stafit teknik duke detyruar këta të fundit që me anë të një thirrje në faqen e tyre ne “Facebook”, të bojkotojnë stërvitjen dhe ndeshjen. Ndërkohë u është kërkuar ti bashkëngjitet këtij vendimi dhe tifogrupi i ekipit “Ujqit”, për të pasur një mbështetje sa më të plotë.
Postimi i klubit:
“FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale.
Klubi ynë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.
Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet në ligën e parë.
Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne.
Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit”.
Insajderi.com