Ferizaj e mund Dritën në fund, Trepça ’89 shkatërroi Gjilanin

Ferizaj e mund Dritën në fund, Trepça ’89 shkatërroi Gjilanin

Trepça ’89 ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Gjilanin 4:1 në “Riza Lushta”.

Ardian Muja realizoi dy herë, ndërsa Arb Manaj e Leart Emini shënuan nga një herë. Golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Tomislav Busic.

Në takimin tjetër, Ferizaj ka siguruar tre pikët e para në sezonin e ri të Superligës, pasi ka mundur Dritën në minutat e fundit të takimit.

Ferizajasit si mysafirë fituan 0:1, me golin e shënuar nga Fillonit Shaqiri.

Kjo ishte fitorja e parë e klubit që kur u bë me pronarë të rinj nga Anglia.

Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar pa gola, në stadiumin “18 qershori” në Klinë.