Fernando Llorente do të largohet nga Napoli në merkaton e janarit. Sulmuesi spanjoll u transferuar te të “kaltrit” në verën e 2019-ës, por këtë sezon e ka pasur të pamundur të gjejë hapësira, për shkak se te Napoli janë afruar dy sulmues të tjerë si Petagna dhe Osimhen dhe Gattuso preferon ata të dy para veteranit spanjoll, njofton Insajderi.
Në këtë situatë Llorente është i detyruar të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën, dhe duket se nuk do të largohet nga kampionati italian.
“Sportitalia” raporton se sulmuesi ka arritur marrëveshjen me Sampdoria-n dhe javën tjetër pritet të mbyllet gjithçka. Ranieri është në kërkim të një sulmuesi dhe Llorente është profili ideal për repartin e avancuar të sulmit. /Insajderi.com