Feronikeli afër zyrtarizimit të trajnerit të ri

Feronikeli afër zyrtarizimit të trajnerit të ri

Klubi i futbollit, Feronikeli, nga Drenasi, ka gjetur menjëherë zëvendësimin e të larguarit, Afrim Tovërlani, pasi ata kanë arritur marrëveshje me legjendën e kombëtares shqiptare, Klodian Duro, njofton Insajderi.

Duro dhe përfaqësuesit e klubit të Feronikeli, janë takuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, për të diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes, e cila pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Duro si trajner ka udhëhequr Kukësin, Kamzën dhe Luftëtarin, ndërsa si futbollist ka pasur karrierë të bujshme, ndërsa numëron edhe 77 ndeshje me Shqipërinë./Insajderi.com.