Feronikeli e rikthen në skuadër Argjend Bardhin

Feronikeli e rikthen në skuadër Argjend Bardhin

Klubi i Ipko Super ligës së Kosovës në futboll, Feronikeli, ka vazhduar intensivisht me përforcimet e klubit, para sezonit të ri që së shpejti pritet të fillojë.

Feronikeli, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Argjend Bardhin, që ky i fundit të rikthehet në klubin e tyre, transmeton Insajderi.

Ardhend Bardhi, luan në pozitën e mesfushorit dhe ishte duke luajtur tek ekipi i Drenicës.

Më parë Feronikeli ka nënshkruar edhe me lojtarë si Bedri Greca, Ilir Avdyli, Marko Milickovic dhe brazilianin Marclei Cesar Chaves./Insajderi.com.