Feronikeli ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat të pastër 3:0 ndaj një rivali direkt në luftën për mbijetesë, Trepçës ’89, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të në Superligë, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 0:0, teksa ekipi nikoqir të tre golat i shënoi në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Fillimisht kapiteni Lladrovci realizoi për epërsinë e parë për vendasit, kur po zhvillohej minuta e 64-të e takimit.
Goli i dytë do të vinte dy minuta para mbylljes së takimit, kur Simonovski u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2:0, ndërsa golin e tretë nikoqirët e shënuan në minutën e katërt shtesë me Albert Dabiqaj.
Më këto tre pikë, ‘Nikli ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa ekipi nga Mitrovica zbret në vendin e tetë, zonë që dërgon në ndeshjet e barazhit, ku ka grumbulluar 36 pikë. /Insajderi.com