Feronikeli i jep shpresë vetes për titull, fiton edhe tri pikë të plota

Feronikeli i jep shpresë vetes për titull, fiton edhe tri pikë të plota

Feronikeli si mysafir i ka fituar tri pikë të plota në përballjen e xhiros 24 në superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Dukagjinin vendës 2:0.

Ekipet në pjesën e parë luajtën pa gola.

Pas pauzës, skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani u kthye me fytyrë tjetër, ku në start të pjesës së dytë, Mevlan Zeka realizoi për 1:0.

Goli i dytë, u shënua pas 85 minutave lojë, ku topin në rrjetë e qoi Da Silva.

Me tri pikët e reja, Feronikeli ngjitet në vendin e pestë me 40 pikë, kurse Dukagjini veç se është përshëndetur për sivjet nga superliga dhe është në pozitën e fundit në tabelë. / Insajderi