Feronikeli i kthehet fitoreve, mposht Llapin me rezultat minimal

Feronikeli i kthehet fitoreve, mposht Llapin me rezultat minimal

Në kuadër të gjiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, skuadra nga Drenasi, Feronikeli, ka mposhtur me rezultat minimal mysafirët e Llapit, njofton Insajderi.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, i takoi vendasve, me golin e vetëm të shënuar në minutën e 53’, nga një goditje dënimi të realizuar në mënyrë perfekte nga Yll Hoxha.

Në anën tjetër, rastin më të mirë për mysafirët e kishte Ahmed Januzi, që humbi një mundësi të artë, për të evituar skuadrën e tij nga humbja.

Gjyqtari i këtij takimi, Genc Nuza, përjashtoi me karton të kuq trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Kësisoj, trajneri Klodian Duro, e ktheu te fitorja e parë pas shtatë ndeshjeve skuadrën nga Drenasi.

Me këtë fitore, Feronikeli shkon në kuotën e 10 pikëve dhe ndodhet në pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa skuadra llapjane, ndodhet në pozitën e nëntë me vetëm pesë piktë të tubuara. /Insajderi.com