Feronikeli ka mposhtur me rezultat minimal Arbërinë

Feronikeli ka mposhtur me rezultat minimal Arbërinë

Në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës, Feronikeli ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 mysafirët nga Lipjani, skuadrën e Arbërisë, njofton Insajderi.

Ndeshjen më mirë e filluan mysafirët, që patën dy raste të mira shënimi me anë të Kryeziut, ndërsa nga gjysma e pjesës së parë të ndeshjes, iniciativa e lojës kaloi në anën e nikoqirëve.

Po zhvillohej minuta e 43’ e ndeshjes, kur Dabiqaj shënoi një gol të bukur, me një goditje brenda zonës së 16-metërshit. Me rezultat minimal për Feronikelin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, miqtë tentuan të barazonin rezultatin, ndërsa nikoqirët tentuan të shënonin golin e dytë dhe të sigurisë, mirëpo nuk ia dolën asnjëra palë.

Kështu, ndeshja në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, u mbyll me fitoren e Feronikelit kundër Arbërisë, ekipit të promovuar këtë sezon në Superligë.

Me këtë fitore, Nikli shkon në 15 pikë të mbledhura dhe ndodhet në vendin e gjashtë, ndërsa Arbëria ndodhet një pozitë më poshtë me 14 pikë. /Insajderi.com