Feronikeli mposht Besën në Drenas

Feronikeli mposht Besën në Drenas

Ndeshja mes Feronikelit dhe Besës së Pejës e zhvilluar në Drenas, i ka takuar ekipit nga Drenasi me rezultat 3:0, njofton Insajderi.

Në letër, ‘nikli ishte favorit në këtë takim, gjë që edhe fusha e dëshmoi të njëjtën gjë, ku pas tetë minutash lojë, nikoqirët shënuan golin e parë, autor i të cilit ishte Maliqi, që u asistua nga Mendurim Hoti.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Feronikeli shënoi edhe golin e dytë, me anë të Argjend Malaj, duke vulosur verdiktin final të 45’ minutave të parë.

Në pjesën e dytë, Feronikeli shënoi edhe golin e tretë, ku dy minuta para fundit të sfidës, Simonovski realizoi edhe golin e tretë për vendasit. Kështu sfida në “Rexhep Rexhepi” u mbyll me fitore të pastër 3:0 të Feronikelit ndaj ekipit më të dobët sivjet në Superligë, Besës së Pejës.

Me këtë fitore, Feronikeli ngritët në vendin e katërt në tabelë me 23 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë. /Insajderi.com