Feronikeli ndal ecurinë fantastike të Prishtinës, e mposht në Drenas – Llapi fiton ndaj Besës në Pejë

Feronikeli ndal ecurinë fantastike të Prishtinës, e mposht në Drenas – Llapi fiton ndaj Besës në Pejë

Janë luajtur dy ndeshjet e para të javë së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll, teksa Besa është mundur thellë nga Llapi me rezultatin 4-1, gjithashtu Prishtina ka humbur një mundësi për marrë kreun e kampionatit teksa u mund nga Ferronikeli me rezultatin 2-0, njofton Insajderi.

Skuadra llapjane ishte e papërmbajtshme teksa në kaloi në avantazh që në minutën e dytë më anë të Sadriut. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës llapjane, ku në minutën e 20-të, Hoti dyfishoi rezultatin, ndërsa Tahiri në të 26-të ngushtoi përkohësisht rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Pjesa e dytë pa shumë histori, skuadra e Llapit shënoj dhe dy herë të tjera me Veliun në të 59-tën minutë dhe Ramadanin në minutën e 81-të, për rezultatin final.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, për Ferronikelin shënoi, Simonovksi dy herë, në të 45-tën dhe 76-tën minutë, teksa ekipi vendas e mbylli ndeshjen me 10 lojtar pas daljes me të kuqe të Malajt.

Llapi më këto tre pikë përforcon vendin e shtatë me 30 pikë, Besa mbetet në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë, ndërsa Feronikeli shkon në kuotën e 31 pikëve ne pozitën gjashtë. Prishtina me këtë humbje mban pozitën e tretë në ligë me 50 pikë. /Insajderi.com