Feronikeli përforcohet me një mbrojtës nga Sllovenia

Feronikeli përforcohet me një mbrojtës nga Sllovenia

Klubi i futbollit, Feronikeli, ka konfirmuar marrëveshjen me mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi I Feronikelit, që ditë më parë kishte konfirmuar se është në bisedime dhe janë shumë afër të nënshkruajnë me lojtarin në fjalë, transmeton Insajderi.

Futbollisti që luan si mbrojtës i krahut të djathtë ka kaluar te Feronikeli nga Triglavi në Slloveni.

Në ligën kryesore sllovene Kuhar ka pasur 39 paraqitje, duke asistuar dy herë./Insajderi.com.