Feronikeli prezanton edhe Adem Maliqin

Feronikeli prezanton edhe Adem Maliqin

Pak orë para se të mbyllej afati kalimtarë në ligën e Kosovës në futboll, Feronikeli e ka zyrtarizuar transferimin e fundit të tyre, ish anësorin e KF Flamurtarit, Adem Maliqi, njofton Insajderi.

“Maliqi shkëlqeu me klubin nga kryeqyteti, duke zgjuar interesim për transfer nga ana e klubit nga Drenasi. Ai është i lindur me 17/07/1997, i aftë të luajë në dy pozitat anësore të sulmit dhe shquhet për tekniken e tij të lartë dhe kontrollin mbi topin.”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Unë jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e FC Feronikelit, ku unë dhe klubi kemi objektiv të njëjtë, titullin kampion, objektiv për të cilin do të punojmë dhe luftojmë shumë fortë” tha Maliqi gjatë prezantimit të tij si lojtar I Feronikelit./Insajderi.com.