“Feronikeli synon hyrjen në Play Off”

“Feronikeli synon hyrjen në Play Off”

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë një skuadër që për herë të parë do të paraqitet në këtë rang garash.

Bëhet fjalë për Feronikelin që si kampion i edicionit të kaluar nga Liga e parë do të garojë në Superligë këtë edicion.

Në lidhje me stinorin e ri dhe synimet e skuadrës nga Drenasi, për Insportin ka folur basketbollisti Arti Hajdari.

Fillimisht Hajdari u ndal tek përgatitjet e skuadrës duke i cilësuar shumë të mira.

“ Po kemi filluar përgatitjet në fund të gushtit dhe ato po shkojnë shumë mirë”.

Sipas tij, ekipi është i kompletuar me lojtarët vendor derisa janë në pritje edhe atyre të huajve.

“ Ekipi me lojtarët vendorë është i kompletuar, i presim edhe lojtarët e huaj të na bashkëngjiten që të jetë ekipi garuese”.

Synimi për Feronikelin mbetet Play Off-i, kështu të paktën thotë basketbollisti pejanë.

“ Synimet tona janë të futemi në Play Off, natyrisht këtë vit do të jetë shumë e vështire por besoj qe do të arrijmë këtë gjë”.

Feronikeli ndeshjen e parë për edicionin e ri e luan ndaj Golden Eagle Yllit./Insporti.com