Feronikeli vs Drita ndeshja e vetme në program gjatë të dielës

Feronikeli vs Drita ndeshja e vetme në program gjatë të dielës

Gjatë të dielës, në Superligë do të zhvillohet vetëm një ndeshje, njofton Insajderi.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, ku Feronikeli pret mysafirët nga Gjilani, kampionin aktual Dritën.

Të dyja ekipet në këtë edicion janë me ambicie të ndryshme, pasi mysafirët luftojnë për titull, ndërsa ekipi nga Drenasi ndodhet në mesin e tabelës, dhe kërkojnë eventualisht të kapin pozitat që dërgojnë në Evropë.

Aktualisht ‘Nikli ndodhet në pozitën e gjashtë me 27 pikë pas 22 javësh kampionat, ndërsa Drita ndodhet në vendin e tretë me 47 pikë, më një fitore eventuale sot në Drenas, Drita do të rikthehej në pozitën e parë ne tabelë.

Ndeshja pritet të filloj nga ora 13:30. /Insajderi.com