Feronikelit i lëndohet sulmuesi, mungon në ndeshjen ndaj Ballkanit

Feronikelit i lëndohet sulmuesi, mungon në ndeshjen ndaj Ballkanit

Trajneri i kampionit të Kosovës, Feronikelit, Dejan Vukicevic do të udhëtojë me mungesë drejt Therandës në fundjavë, atje ku e pret skuadra e Ballkanit.

Zëri.info mëson se njëri nga futbollistët kryesor në fazën ofensive të Feronikelit, Astrit Fazliu nuk do të mund të luajë në këtë sfidë pas një lëndimi që ka pësuar në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj Drenicës.

Të kujtojmë se në ndeshjet e para të këtij edicioni Feronikeli e ka mposhtur Drenicën, ndërsa Ballkani luajti baras me Dukagjinin.

Ndeshja Ballkani – Feronikeli luhet ditën e shtunë nga ora 17:00.