
Feronikeli është befasuar në shtëpi nga Liria, e cila e mposhti me rezulat 1-0, me ç’rast skuadra nga Drenasi ka rënë në zonën e barazhit në Superligë.
Ish-kampioni i Kosovës u mposht me golin e realizuar nga Artur Magani në minutën e 50-të të takimit, raporton Insajderi.
Në këtë ndeshje, Ferronikeli luajti me një lojtar më pak për shumë minuta, pasi Mendurim Hoti u ndëshkua me karton të kuq – pas një gjesti josportiv në fushën e lojës.
Me këtë fitore Liria ngjitet në pozitën e gjashtë me 15 pikë, ndërsa Feronikeli në pozitën e nëntë me 12 pikë.