
Buzëqeshja është rikththyer përsëri te futbollistët e Ferronikelit.
Ekipi nga Drenasi ka shënuar fitoren e parë për këtë sezonë në Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur Llapin me rezultat të pastër 0-2, shkruan Insajderi.com.
Edhe pse llapnjaët ishin favorit në letër dhe pritej që të arkëtonin pikë të plota, asgjë nuk shkoi sipas planit të tyre.
Golin e parë për Niklin e shënoi Dren Gashi, në minutat shtesë të pjesës së parë, kurse 21 minuta më pas Diar Prokshi e dyfishoi epërsinë.
Pas këtij takimi, Ferronikeli ngritet në pozitën e gjashtë me tre pikë të fituara pas tre takimeve të zhvilluara, kurse Llapi zbret në pozitën e tetë.
Në gjiron e ardhshme, ekipi nga Drenasi pret Dukagjinin, kurse Llapi do të përballet kundër Malishevës./Insajderi.com.