Ferronikeli ngritet në pozitën e dytë

Ferronikeli ngritet në pozitën e dytë

Në kuadër të javës së 13-të në Vala Superligën e Kosovës, Feronikeli e ka mposhtur Gjilanin.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Rexhep Rexhepi”, skuadra e Afrik Tovërlanit e mposhti skuadrën gjilanase me rezultat minimal prej 1:0.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Përparim Livoreka pas një asistimi fantastik nga Argjend Bardhi, gol ky i cili rezultoi të ishte i fitores për vendasit.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Feronikeli ka 28 pikë dhe ngritet në pozitën e dytë me 28 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën gjashtë me 18 pikë.

Nga ana tjetër, Emin Bajrami e ka filluar aventurën te Hajvalia me humbje nga Drenica.

Drenicakët e fituan këtë ndeshje me rezultat minimal prej 1:0 me golin e shënuar nga Ismet Caka, i cili shënoi një gol me kokë, njofton sportali.

Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Drenica ka 17 pikë dhe ngritet në vendin shtatë, ndërsa Hajvalia mbetet në vendin e fundit me 6 pikë.