Festa e Halloween – Babai vishet si sulmues i ISIS-it

Festa e Halloween – Babai vishet si sulmues i ISIS-it

Një person që ndezi panik në një qendër tregtare të mbushur me njerëz, ka shpjeguar se ai nuk e kishte ndërmend të dukej si një sulmues i ISIS-it me kostumin e tij të veshur për Halloween dhe me një pushkë në dorë.

Familjet që ishin në qendrën tregtare u arratisën nga frika e “terrorit” në Omaha të Nebraskës të premten mbrëma.

“Ishte një vend i mbushur, kishte fëmijë kudo”, thotë nëna Desirae Anson në një intervistë me KETV. Anson e nxori djalin e saj nga qendra. Rojet e sigurisë njoftuan policinë, të cilët nxituan të përgjigjen.

“Gjithçka mund të kishte ndodhur”, tha Anson. “Pra, është më mirë të jesh më i sigurt se sa keq në këtë situatë”.

Figura misterioze në rrobat e gjata të zeza u largua aq shpejt sa ai u shfaq, para se policët ose rojet e sigurisë t’i afroheshin atij. Fotografia e burrit u bë virale përmes një grupi të prindërve vendas në Facebook – dhe në tmerrin e tij, një baba shpejt e njohu veten, transmeton Gazetametro.net.

Hugo Mendoza, babai i dy vajzave të reja, erdhi shpejt kur e kuptoi panikun që kostumet e tij kishin shkaktuar pa dashje. Arma ishte një lodër, shpjegoi ai dhe kostumi ishte nga filmi i vitit 2010 “Qyteti”, i cili përmban grabitës të bankave maskuar si murgesha.

“Është një kostum”, tha Mendoza për KMTV. “Në qoftë se këto do ishin diçka e keqe, pse shitësit i shiten ato?”

“Unë isha atje për të kaluar një kohë të mirë me vajzat e mia dhe të dashurën time. Unë nuk isha aty për të trembur fëmijët e vegjël ose për t’i bërë njerëzit të ndiheshin të pakëndshëm“, vazhdoi Mendoza.