Festimi i Dybala-s, kthim në kohë

Festimi i Dybala-s, kthim në kohë

105 gola të Juventuesit – e bartin autorsinë e Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentias, të martën e they rekordin e Michel Plattini, teksa edhe festimin e bëri të veçantë, shkruan Insajderi.com.

Pasi e dërgoi topin në rrjetë dhe e kaloi ish-legjenden e Juvetnusit me gola(Dybala 105 gola, Platini 104 gola), Dybala e festoi njëjtë, sikur Platini festonte kur shënonte gola.

27 vjeçari u shtri në tokë, duke e mbajtur kokën me dorë, për të e bërë këtë moment të paharrueshëm.

Të njëjtën gjë, Platini e kishte bërë Platini në vitin 1985 gjatë një finale të Kupës Ndërkontinentale kundër Argentinos Juniors.

Festimi i Dybala-s dhe Platini-s

Pas ndeshjes, Paulo tha se “Platini është një idhull për mua dhe për futbollin, shpresoj që ai ta shohë atë. Doja të festoja kështu kur barazova golat e tij kundër Interit, por nuk ishte kështu në atë lojë”.

Për, “magjistarin e vogël” ky ishte goli i tretë në këtë kampionat më Ligën e Kampionëve, ndërsa tre të tjerë ka shënuar edhe në Serie A.

Ndërsa, Juventusi ka shfaqur dy fytyra këtë sezonë.

Në Ligën e Kampionëve janë të “paprekshëm”, pasi kanë katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara dhe janë lider në Grupin H.

Kurse, në Serie A kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe pozicionohen në vendin e nëntë, me 16 pikë më pak se Napoli që është lider./Insajderi.com