Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Feyenoord me rezultat 0-0 në kuadër të “UEFA Conference League”, shkruan Insajderi.
Edhe pjesa e dytë e kësaj ndeshje u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët përkundër rasteve, asnjëherë nuk mundën ta shkundin rrjetën e gjilanasve.
Nga ana tjetër, Drita duke parë nivelin e kundërshtarit, ani pse zhvillonte lojë defanzive ishte tejet e përgatitur për këtë gjë.
Përkundër rasteve të shumëta, rezultati mbeti 0-0.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave do të zhvillohet më 29 korrik në “Feyenoord Stadium” të Roterdamit./Insajderi.com
Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Feyenoord.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët zhvilluan lojë shumë më ofanzive.
Nga ana tjetër, gjilanasit zhvilluan lojë defanzive ku u munduan të përfitonin përmes kundërsulmeve.
Çka vlenë të përmendet janë “Intelektualët” të cilët nuk u ndalën në asnjë çast në përkrahje të ekipit të tyre.
Fillon ndeshja mes Dritës dhe Feyenoord.