FFK dhe Komuna kanë tri ditë afat – letra e UEFA-s për projektin tetë milionësh të stadiumit

FFK dhe Komuna kanë tri ditë afat – letra e UEFA-s për projektin tetë milionësh të stadiumit

Projekti për rindërtimin e Stadiumit të Prishtinës ishte paraparë të kushtojë mbi 4 milionë Euro, mirëpo, ndërkohë kostoja e përgjithshme e projektit është dyfishuar dhe tashmë pritet që të arrijë në më shumë se tetë milionë Euro.

Kjo shumë do të sigurohet nga buxheti i shtetit, gjegjësisht nga Ministria e Sportit, e cila siguron mbi 7 milionë dhe Komuna e Prishtinës, që kontribuon me 1 milionë Euro.

Edhe pse investimi i komunës është rreth 12% të shumës totale të projektit, pikërisht Komuna pritet të jetë ajo që do të menaxahojë me stadiumin.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti kishte pohuar më herët për media se “Komuna është pronare e stadiumit dhe do të menaxhojë me stadiumin” duke pohuar se do t’ia japë në shfrytëzim Klubit të Futbollit Prishtina për një afat dhjetë vjeçar, kurse Federata e Futbollit do të bëjë marrëveshje me Komunën për shfrytëzimin e stadiumit për ndeshjet e ekipeve kombëtare të Kosovës.

Lexoni letrën e UEFA-s dhe artikullin e plotë, në Insporti.