Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 13-00.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj konferece nuk dihet ende, pasi nuk janë dhënë detaje të tjera, shkruan Insajderi.com.
“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Dardanët e pësuan humbjen e tretë radhazi të martën, pasi u mposhtën nga Gjeorgjia me rezultat 1-2.
Ata tashmë gjenden në pozitën e fundit të Grupi B, me katër pikë.
Në 16 ndeshjet e fundit zyrtare, pa llogaritur miqësoret, Kosova ka 2 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje./Insajderi.com