Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2020, ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë të Superligës së Kosovës, njofton Insajderi.
Nga lojtarët më të spikatur, vlen të përmenden Faton Maloku, Ardian Cuculi, Gerhard Progni dhe Marlind Daku. Vlen të theksohet fakti, se këta lojtarë kanë qenë pjesë e Kukësit në kategorinë Superiore në Shqipëri.
FORMACIONI MË I MIRË I VITIT 2020-të:
Faton Maloku;
Armend Thaqi, Ardian Cuculi, Leutrim Bekteshi, Arbër Potoku;
Hamdi Namani, Endrit Krasniqi,
Xhevdet Shabani, Gerhard Progni, Ermal Krasniqi;
Mirlind Daku.
/Insajderi.com