FFK kërkon të lejohen tifozët në ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovenisë

FFK kërkon të lejohen tifozët në ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovenisë

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për lejimin 30% të tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Sllovenisë.

“Edhe më herët kemi kërkuar kthimin e tifozëve. Tani kemi një vendim të UEFA-s që lejon rikthimin e 30 për qind të shikuesve. Këtë leje të UEFA-s do t’ia bashkëngjisim kërkesës tonë që ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë të luhet me 30 për qind të kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”. Normalisht që çdo gjë që është bërë deri më tani është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Mistrinë e Sportit dhe IKSHPK-në”, ka thënë Agim Ademi për Telegrafin, transmeton Insajderi.

Tifozët nëpër stadium kanë filluar të lejohen edhe nëpër shtete të ndryshme, Italia dhe Gjermania, i kanë bërë hapat e parë në këtë drejtim, por me masa të rrepta sigurie./Insajderi.com.