FFK motivon lojtarët para ndeshjes me Spanjën

FFK motivon lojtarët para ndeshjes me Spanjën

“FORCA KOSOVË”.

Kështu ka motivuar futbollistët tanë, Federata e Futbollit të Kosovës.

Kjo vjen disa orë para ndeshjes në Sevilla që dardanët zhvillojnë ndaj Spanjës.

Takimi do të jetë interesant për faktin se Spanja është një nga vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Madje, ka tentuar që të injorojë gjithçka të shtetësisë së Kosovës.

Por, FIFA dhe UEFA reaguan duke e detyruar ish-kampionët e botës që të zbatojnë protokollin zyrtar të shtëpive të futbollit për ndeshjet ndërmjet shteteve. /Insajderi.com

 

🇪🇸 Spanjë – Kosovë 🇽🇰
🏟 La Cartuja, Sevilla
⏰ 20:45
📆 31 mars, 2021

FORCA KOSOVË!! 💪 #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Wednesday, 31 March 2021