FFK: Nuk do të ketë shitje të biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

FFK: Nuk do të ketë shitje të biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të shfrytëzohet vetëm 10 për qind e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për pjesëmarrës në ndeshjen Kosovë – Greqi, dhe se nuk do të ketë shitje të biletave, njofton Insajderi.com.

Përmes një njoftimit, FFK ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve për shitje të biletave, teksa kanë kërkuar që nëse kanë njohuri për keqpërdorim të tyre, t’i denoncojnë në Policinë e Kosovës.

Tutje, FFK ka bërë të ditur se pjesëmarrësit e lejuar në stadium janë: stafi organizativ, tifozëria “Dardanët”, ekipet e dyja kombëtarëve dhe protokolli i shtetit.

“Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe njërën prej këtyre dokumenteve: – Certifikatën e vaksinimit për vaksinën e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19. – Testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë. – Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-igG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve. – Testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu, FFK ka kërkuar nga pjesëmarrësit që t’i ruajnë biletat e ndeshjes për shkak se ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë gjatë orës policore./Insajderi.com