Federata e Futbollit e Kosovës organizon për herë të parë kursin gjysmëvirtual për trajnerë të Licencës “C” (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies EduBreak.
Kursi do të organizohet në faza të ndryshme: virtuale dhe të kontaktit (stërvitjeve). Në fazën virtuale, pjesëmarrësit kanë ligjërata dhe detyra nepërmjet web-it dhe duhet të marrin pjesë me një Laptop/Desktop me lidhje interneti. Gjatë fazës së kursit më kontakt ose stërvitje, pjesëmarrësit duhet të vijnë në Prishtinë për punën praktike në fushë.
Pjesëmarrja e plotë është obligative, por nuk do të ketë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 12. Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në Internet. Gjuha angleze nuk është kusht, por do të jetë avantazh. Kursi është pa pagesë.
Kriteret për Licencën C të FFK-së:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
• Çertifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 23.06.2020 te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]
Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)
[email protected]