
Federata e Futbollit të Kosovës, ka prezantuar logon e re, njofton Insajderi.
Kjo logo vjen në prag të ndeshjeve që Kosova do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Tri vit më parë ishte zyrtarizuar një logo e shumë kritikuar.
Me këto ndryshime në “imazh të jashtëm”, Kosova do të përballet me Suedinë në Prishtinë e më pastaj me Spanjën në Sevilla. /Insajderi.com