FFK themelon “Dhomën Nacionale për Zgjidhjen e Kontesteve”

FFK themelon “Dhomën Nacionale për Zgjidhjen e Kontesteve”

Komiteti Ekzekutiv(KE) i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi – ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin e Kosovës.

FFK njofton se Komiteti Ekzekutiv, mori vendim për themelimin e Dhomës Nacionale për zgjidhjen e Kontesteve(DHNZK), që do të merret me shqyrtimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet klubeve dhe lojtarëve, njofton FFK, transmeton Insajderi.

 KE analizoi edhe punën e Përzgjedhësve të Kombëtareve me qëllim të rritjes së cilësisë së tyre në të ardhmen. Në këtë mbledhje KE ka diskutuar për prioritetet dhe është zotuar për ngritjen profesionale të administratës dhe gjithë sektorëve të saj që të rritet efikasiteti dhe suksesi i punës në FFK. KE diskutoi riorganizimin e sektorëve në veçanti një riorganizim i plotë i futsallit./Insajderi.com.