
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka ndarë 500 mijë euro për Federatën e Futbollit të Kosovës për sukseset e arritura.
Për këtë lajm ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka.
Trajneri i Majlinda Kelmendit ka shkruar se mjete nevojiten edhe për Federatën e Xhudos, madje duke ironizuar se kjo federatë ka “miliona”.
Postimi i plotë i Driton Kukës:
Sot Qeveria ndau 500 mijë Euro Federatës së futbollit me propozim të Kryeparlamentarit Veseli
për rezultatet e arritura.
Vendimi qëlluar dhe me plot meritë.
Vendim ky për sukseset e fundit .
Federata e xhudos ka buxhet me miliona ska nevoj për përkrahje shtesë!!!!