FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin e suksesshëm të “FIBA U16 European Challanger”

FIBA Evropa përgëzon FBK-në për organizimin e suksesshëm të “FIBA U16 European Challanger”

FIBA Evropa, nëpërmjet një letre drejtuar krerëve të lartë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetarit, Arben Fetahu dhe Sekretares së Përgjithshme, Elvira Dushku e ka përgëzuar FKB-në për organizimin e “FIBA U16 European Challanger” në Prishtinë, shkruan Shqip.com.

Grupi F në kuadër të këtij turneu është organizuar në Prishtinë nga data 16 deri më 21 gusht në organizim të FBK-së dhe FIBA Evropës.

Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Modavia, Malta dhe Gjibraltari kanë marrë pjesë në këtë garë.

Ndërsa, basketbollitët e Kosovës U16 në pesë ndeshje sa kanë zhvilluar, kanë regjistruar po aq fitore dhe kështu duke u shpallur kampion të kësaj garë, në ndeshjen vendimtare ndaj Luksemburgut.

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak ka përgëzuar FBK-në për punënë e bërë.

Letra e plotë e Novak:

I nderuar President, i nderuari Arben,

E nderuara Sekretare e Përgjithshme, e nderuara Elvira,

Në emër të FIBA Evropës, do të doja të shpreh mirënjohjen time për federatën tuaj nacionale për organizimin e “FIBA Youth European Challanger 2021” në vendin tuaj.

Mbështetja dhe përpjekjet tuaja në lidhje me organizin, por veçanërisht zbatimin e plotë të protokolleve COVID-19 ishin elementet kryesore për zhvillimin e garave që për shumë federate nacionale mund të kenë qenë garat e para zyrtare për gjeneratat e reja pas përhapjes së pandemisë në vitin 2020. Edhe pse pandemia COVID-19 ende është e pranishme dhe ne mund të shohim ndikimin e saj negative në shumë aspekte të jetës sonë të rregullt, fakti që ekipet tona mund të luanin në turne pa ndonjë problem të madh dëshmoi, se ne ngadalë, por sigurt po i kthehemi fushës së lojës.

Ne ju urojmë suksese me organizimin e edicionit tuaj të kampionateve nacione 2021/22 dhe me padurim presim të shohim klubet tuaja dhe ekipet nacionale senior në garat e ardhshme të FIBA.

Me respekt,

Kamil Novak

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës./Insajderi.com