FIBA shqipton dënimet për pjesëmarrësit në rrahjen masive

FIBA shqipton dënimet për pjesëmarrësit në rrahjen masive

Rrahja masive që ndodhi në takimin ndërmjet Filipineve dhe Australisë në kualifikime për Kupën e Botës Kina 2019, ka qenë incidenti më shokues në ndonjë ndeshje ndërkombëtare basketbolli viteve të fundit.

Basketbollistët e të dyja shteteve u përfshinë në incidenti, por përderisa nga radhët e kombëtares së Australisë, në rrahje u përfshinë vetëm lojtarët në ishin në fushë, nga radhët e Filipineve kishte edhe lojtarë dhe zyrtarë nga banka që kishin hyrë në fushë të lojës dhe ishin përfshirë në këtë incident.

Videoja e incidentit mori miliona klikime dhe u bë shumë e famshme dhe e detyroi FIBA-n që të reagojë lidhur me atë që ndodhi.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit dënoi 13 lojtarë të të dyja ekipeve me suspendim nga një numër i caktuar i ndeshjeve, e po ashtu dënoi edhe federatat me mjete materiale.

Lexoni lajmin e plotë dhe shikoni videon e incidentit.