FIBA vendos që ndeshjet e grupit B për Kupën e Botës 2023 të mbahen në Prishtinë

FIBA vendos që ndeshjet e grupit B për Kupën e Botës 2023 të mbahen në Prishtinë

Bordi i FIBA Evropës sot ka vendosur për vendet organizatore, për ndeshjet e muajit shkurt të vitit të ardhshëm, që sërish do të jenë në formë në turneut në një vend të veçantë. Kështu Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që ndeshjet e Grupit B të para kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 të mbahen në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kosova, Sllovakia, Islanda dhe Luksemburgu do të luajnë në Prishtinë. Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Sllovakinë, kurse dy ndeshjet tjera janë Sllovakia-Islanda dhe Luksemburgu-Islanda.

FIBA kështu vendosi t’i besojë FBK-së edhe një organizim madhor, siç është dritarja e tretë e para kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, pas punës së shkëlqyeshme që ka bërë Federata e Basketbollit e Kosovës në organizimin e FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U18 më 2018 dhe FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për femra U20 më 2019, ngjarje që ishin zhvilluar në Prishtinë.

Po ashtu FIBA i ka dhënë të drejtën FBK-së për të organizuar FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C, për meshkuj U16. Ky kampionat është dashur të zhvillohet gjatë verës në Prishtinë, megjithatë, është shtyrë për verën e ardhshme për shkak të pandemisë me Covid-19. /Insajderi.com