Fidan Aliti golashënues dhe lojtar i ndeshjes për ekipin e tij

Fidan Aliti golashënues dhe lojtar i ndeshjes për ekipin e tij

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Fidan Aliti, është duke kaluar nëpër një formë të mirë tek ekipi i tij, Kalmar. Në ndeshjen e fundit, Aliti arriti që të shënojë dhe në fund u shpall lojtari i ndeshjes, raporton Insajderi.

Ai luajti 90 minuta, shënoi një gol, largoi 8 herë topin nga zona e tij, bllokoi një goditje, lexoi dhe ndërpreu 3 aksion të kundërshtarit, fitoi 3 duele në ajër dhe dërgoi 3 topa të gjatë drejt portës kundërshtare.

Fidan Aliti është i paprekshëm në formacionin bazë tek Kosova, së bashku me Amir Rrahmanin./Insajderi.com.