Pas ndeshjes gjysmëfinale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “palyoff”-it të Ligës së Kombeve, dhe pas eliminimit të Kosovës, u shpreh shumë shumë i zhgënjyer mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, njofton Insajderi.
Ish mbrojtësi i Skënderbeut të Korçës, potencoi pas takimit, duke thënë se nuk fitoi skuadra më e mirë dhe se Maqedonia e Veriut nuk ishte skuadër e fortë.
“Ky është futbolli. Çdo shqiptar e ka pritur këtë ndeshje. Jemi të mërzitur. I kemi pësuar dy gola të lehtë. Duhet të pranojmë dhe humbjen”, tha Aliti.
Gjithashtu mbrojtësi, nuk e la pa komentuar edhe kundërshtarin e Kosovës, duke thënë “nuk mendoj që fitoi skuadra më e mirë. Besoj që ne kemi luajtur më mirë. Maqedonia nuk ishte e fortë sot. Jemi të mërzitur mbas lojës, nuk di çfarë të them”, përfudoi fjalën e tij qendërmbrojtësi. /Insajderi.com