Ish-mbrojtësi i Skënderbeut në Shqipëri, Fidan Aliti ka rinovuar kontratën me klubin zviceran të Zurich deri në vitin 2023, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës i është bashkuar skuadrës së njohur zvicerane në fillimin e këtij sezoni teksa ka zhvilluar paraqitje pozitive duke befasuar drejtuesit e Zurich teksa i rinovuan kontratën edhe për dy sezone tjera.
Këtë lajm e ka bërë vetë publik, Fidan Aliti teksa e ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” duke shkruajtur:
“Jam i lumtur t’iu njoftoj se kam zgjatur kontratën me skuadrën e Zurich. Jam i mahnitur për këtë fakt. Le të fokusohemi tek objektivat sezonalë”.
Fidan Aliti me skuadrën e Zurich është aktivizuar në total në 21 takime, ku gjithashtu është edhe autor i një goli. /Insajderi.com
View this post on Instagram