Fidan Gërbeshi nuk do të jetë më pjesë e Dritës

Fidan Gërbeshi nuk do të jetë më pjesë e Dritës

Mbrojtësi i Dritës, Fidan Gërbeshi, nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Dritën, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 36-vjeçari përmes një postimi në Facebook.

“Desha të iu njoftoj, që nga sot nuk jam më pjesë e FC Dritës. Falenderojë presidentët e klubit, kryesinë, shtabin Teknik, stafin e mjeksisë, bashkëlojtarët e mi që ishin një grup i mrekullueshëm. Si dhe falenderoi “Intelektualët” që bënë gjithçka për ne, si për fitore ashtu dhe për humbje. Krejt në fund e falenderoi legjendën e klubit, Shpend Sylejmani që na ndejti gati për gjithçka…”, shkruan Gërbeshi në Facebook.

Mbrojtësi ishte pjesë e Dritës që nga viti 2017 ku u transferua nga Feronikeli./insajderi.com