Fidel Castro ka thyer heshtjen e tij mbi vizitën e Presidentit amerikan, Barack Obama, përmes një letre të botuar në gazetën shtetërore, Granma, duke thënë që Kuba nuk ka nevojë për dhuratë nga “perandoria” amerikane.

Fjalët e Obamas rreth pajtimit eventual mes të dyja vendeve, sipas Castros mund t’i japin kubanëve “sulm në zemër”.
Obama gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Kubë kishte sugjeruar se ishte koha për t’i dhënë fund mbetjes së fundit të Luftës së Ftohtë në Amerikë. /Insajderi.com