FIFA bllokon mërkaton e Feronikelit, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

FIFA bllokon mërkaton e Feronikelit, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

Futbollisti shqiptaar, Bedri Graca ka fituar gjyqin kundër skuadrës kosovare, KF Feronikeli dhe në rast të mos kryerjes së pagesës ndaj lojtarit, klubit nga Drenasi do t’i bllokohet afati kalimar i transferimeve, shkruan Insajderi.

Pas humbjes së gjyqit, Feronikeli pas humbjes së gjyqit ishte i detyruar të paguajë shumën e mbetur borxh brenda 40 ditëve.

Klub inga Drenasi nuk ka shpërfillur vendimin e FIFA-s, duke mos zgjidhur çështjen e Grecës, dhe nga e shtuna i është bllokuar afati kalimtar i transferimeve.

Për këtë shkak ata nuk do të mund të regjistrojnë as lojtarët e transferuar.

Gazeta sportive “Insporti” ka sigurar njoftimin me email që i është bërë palëve të përfshira

Në rast se “Nikli” nuk arrinë të paguaj obligimet ndaj Grecës, atëherë dënimi i radhës do të jetë me heqje pikësh, nga tre deri në nëntë pikë.

Greca ishte pjesë e Feronikelit këtë sezon, deri në ardhjen e Klodian Duros.

Mesfushori pastaj ishte larguar nga klubi së bashku me disa futbollist për shkak të keq menaxhimit të Duros, i cili në fund të sezon u shkarkua.

Ish-futbollisti i shumë skuadrave shqiptare, në 10 paraqitje për Feronikelin këtë sezon ka arritur të shënoi tre gola dhe të dhuroi një asistim./Insajderi.com