FIFA dënon Serbinë me 160 mijë franga për fyerje të Kosovës

FIFA dënon Serbinë me 160 mijë franga për fyerje të Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë me 160.000 franga zvicerane për shkak të incidenteve të tifozëve serbë në ndeshjet me Austrinë dhe Gjeorgjinë në kualifikueset për Kupën e Botës 2018.

FIFA argumenton se tifozët serbë kanë shfaqur flamuj politikë dhe diskriminues, dhe në një ndeshje në Vjenë ata kënduan këngë fyese ndaj Kosovës.

Së bashku me Serbinë, FIFA ka gjobitur gjithashtu pesë kombëtare të Amerikës së Jugut.

Kështu, Argjentina do duhet t’i paguajë FIFA-s 40,000 franga, Peruja 25,000, Kili 20,000, dhe Brazili e Meksika nga 10,000 franga zvicerane. /Insajderi.com