FIFA krahason Maradonën dhe Iniestën – kanë votuar dhjetëra mijëra njerëz

FIFA krahason Maradonën dhe Iniestën – kanë votuar dhjetëra mijëra njerëz

Llogaria zyrtare e FIFA-s në twitter, para fillimit të botërorit është duke zhvilluar një anketë tëmadhe me adhuruesit e futbollit me qëllim të zgjedhë lojtarët më të mirë në historinë e kampionateve botërore.

Tashmë duket se kanë mbërri deri në “gjysmëfinale” të kësaj gare dhe me vota të publikut, kanë mbetur edhe pak orë për të votuar nëse në pozitën e mesfushorit qendror më i mirë ka qenë Andres Iniesta, apo Diego Maradona.

FIFA ka bërë edhe një video krahasuese të dy legjendave të futbollit botëror dhe deri më tani kanë votuar rreth 25 mijë adhurues të futbollit.