Vedat Muriqi ka marrë leje nga FIFA për ta përfaqësuar Kosovën që nga ndeshja e parë e saj zyrtare ndaj Finlandës.
Pas Bunjakut, Alushit dhe Bytyqit, FIFA ka vendosur t’i kthejë përgjigje pozitive edhe ish-futbollistit të kombëtares shqiptare U-21.
Tani kanë mbetur edhe gjashtë lojtarë të tjerë të Kosovës që po presin lejen nga FIFA, në mesin e tyre janë Alban Meha, Samir Ujkani, Bersant Celina, Valon Berisha, Herolind Shala dhe Elbasan Rashani.
Kosova do të ndeshet me Finlandën të hënën e 5 shtatorit me fillim nga ora 20:45. /Insajderi.com