FIFA: Man.UTD ‘i pastër’ në transferimin e Pogbas nga Juventusi

FIFA: Man.UTD ‘i pastër’ në transferimin e Pogbas nga Juventusi

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se klubi anglez Manchester United ka rezultuar i “pastër” në hetimet për transferimin e Paul Pogba nga Juventusi italian verën e kaluar.

Megjithatë, nga FIFA thonë se do të hapin një procedurë disiplinore kundër kampionëve italianë, pasi muajin e kaluar të dyja klubeve u dërgoi formular me pyetje për të “sqaruar marrëveshjen mes tyre”, transmeton AA.

Mediat angleze shkruajnë se FIFA dëshiron të mësoj emrat e personave të përfshirë në transferimin e vlefshëm 105 milionë euro, me të cilin u thye rekordi botëror, si dhe për shumën me të cilën është paguar secili.

Sipas raporteve të medias, agjenti i Pogbas, Mino Raiola ka fituar rreth 46.4 milionë. Me sa duket, në marrëveshje Raiola dhe Juventus kanë pasur shkelje të të drejtave të pronësisë së palës së tretë.

Verën e kaluar francezi u kthye në Mnchester United për një kompensim rekord. Më parë, ne vitin 2012, klubi nga Old Trafford e shiti atë në Juvenutus për një shumë prej vetëm 1,5 milionë euro.

United, përveç 105 milionë euro për transferimin, u dakordua ti paguaj Juventusit bonuse prej pesë milionë euro varësisht nga numri i paraqitjeve si dhe pesë milionë tjera nëse Pogba nënshkruan një kontratë të re.