
Shtëpia më e madhe e futbollit të botë, FIFA, po planifikon të bëjë së paku pesë ndryshime rrënjësore në rregullat e futbollit, shkruan Insajderi.
Këto mund të jenë rregullat e reja që pritet të vendos FIFA:
-30 minuta do të zgjasë një pjesë e ndeshjes
-Koha e ndeshjes ndalon në momentin që topi del jashtë vijave të fushës
-Zëvendësime të panumërta
-Rivëniet anësore të ekzekutohen me këmbë (aktualisht janë me duar)
-Pesë minuta përjashtim nga loja në momentin që një lojtar pranon karton të verdhë
Ky sistem, aktualisht po përdoret në një kompeticion për të rinjë i quajtur “Future of Football Cup” si një eksperimet./Insajderi.com