FIFA shpall listën e kandidatëve për trofeun e “Lojtarit të Vitit”

FIFA shpall listën e kandidatëve për trofeun e “Lojtarit të Vitit”

FIFA ka shpallur pak më parë listën e futbollistëve që do të jenë në garë mes tyre për trofeun e “Futbollistit më të mirë të sezoni 2016-2017”.

Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 23 tetor, gjatë një ceremonie që do të zhvillohet në Londër. Lista e shpallur sot nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit përbëhet nga 24 emra, të gjithë kampionë në këtë sport.

Ajo që bie në sy se në këtë listë është vetëm një britanik, sulmuesi Harry Kane dhe dy italianë, portieri Gianluigi Buffon e mbrojtësi Leonardo Bonucci.

Thuajse gjysma e kandidatëve (11) luajnë me ekipet spanjolle: Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid. Natyrisht që mes futbollistëve të propozuar nga FIFA janë edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, njofton telesport.

Lista e kandidatëve për “Futbollisti i Vitit”

* Pierre-Emerick Aubameyang (GAB – Borussia Dortmund)
* Leonardo Bonucci (ITA – Juventus/AC Milan)
* Gianluigi Buffon (ITA – Juventus)
* Dani Carvajal (ESP – Real Madrid)
* Cristiano Ronaldo (POR – Real Madrid)
* Paulo Dybala (ARG – Juventus)
* Antoine Griezmann (FRA – Atlético Madrid)
* Eden Hazard (BEL – Chelsea)
* Zlatan Ibrahimovic (SWE – Manchester United)
* Andres Iniesta (ESP – FC Barcelona)
* Harry Kane (ENG – Tottenham Hotspur)
* N’Golo Kante (FRA – Chelsea)
* Toni Kroos (GER – Real Madrid)
* Robert Lewandowski (POL – FC Bayern Munich)
* Marcelo (BRA – Real Madrid)
* Lionel Messi (ARG – FC Barcelona)
* Luka Modric (CRO – Real Madrid)
* Keylor Navas (CRC – Real Madrid)
* Manuel Neuer (GER – FC Bayern Munich)
* Neymar (BRA – FC Barcelona/Paris Saint-Germain)
* Sergio Ramos (ESP – Real Madrid)
* Alexis Sanchez (CHI – Arsenal)
* Luis Suarez (URU – FC Barcelona)
* Arturo Vidal (CHI – FC Bayern Munich)