FIFA shprehu ngushëllime për futbollistët e klubit Makarie Fc nga Sierra Leone të cilët humbën jetën në aksident

FIFA shprehu ngushëllime për futbollistët e klubit Makarie Fc nga Sierra Leone të cilët humbën jetën në aksident

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) shprehu ngushëllime për nëntë futbollistët, të cilët humbën jetën në një aksident rrugor në Sierra Leone, njofton Insajderi.

“FIFA është e tronditur dhe e trishtuar nga vdekja tragjike e nëntë futbollistëve të rinj dhe trajnerit të Makarie FC, pas një aksidenti rrugor në Sierra Leone”, tha FIFA në një deklaratë.

“FIFA dhe presidenti i saj u shprehin ngushëllimet e tyre familjeve dhe të dashurve të tyre në këtë kohë të vështirë”, thuhet në deklaratë.

Të dielën, nëntë lojtarë të klubit të futbollit Makarie humbën jetën në një aksident rrugor në Makeni, në pjesën veriore të Sierra Leones. /Insajderi.com