FIFA zgjedh formacionin e vitit 2020

FIFA zgjedh formacionin e vitit 2020

Shtëpia më e madhe botërore e futbollit FIFA, në një mbrëmje gala ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë për vitin 2020, njofton Insajderi.

Ky formacion, lojtarë që ka më së shumti, ka nga dy ekipe, nga Liverpool dhe nga Bayern Munchen. Anglezët përfaqësohen në formacionin më të mirë të vitit me katër futbollistë, ndërsa gjermanët përfaqësohen me tre të tillë.

Në portë si më i miri është zgjedhur Alisson Becker, teksa mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander Arnold, Virgil Van Dijk, Sergio Ramos dhe Alphonso Davies.

Mesfusha përbëhet me tre lojtarë, Joshua Kimmich, Thiago Alcantara dhe Kevin de Bruyne.

Sa i përket sulmit, është bombastik me Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe polaku Robert Lewandowski.

Sa i përket trajnerit, gjermani Jurgen Klopp është zgjedhur si trajneri i vitit. /Insajderi.com