Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë

Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2017, të ndarë sot nga FIFA.

Portugezi i Real Madridit e pranoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në një ceremoni të organizuar nga FIFA, në Nyon të Zvicrës, raporton Gazeta Online Insajderi.

Ronaldo e fiton këtë çmim për të dytin vit radhazi.

Në garën për më të mirin e botës, Ronaldo la prapa Lionel Messin e Barcelonës dhe Neymarin e PSG-së.

Në kategorinë e femrave më e mira u zgjodh Lieke Martens. /Insajderi.com